Subscribe

Një 90-vjeçar i infektuar me COVID-19 ka humbur jetën këtë të hënë në spitalin Infektiv, duke u bërë kështu viktima e 22-të në vendin tonë nga koronavirusi.

 

Pacienti i moshuar vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, si tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hypertension. Ai ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *