Spanja ka nisur daljen nga izolmi. Teksa pak nga pak po i kthehet një normaliteti të ri, të hënën në vend u regjistrua dita e dytë me numër të ulët rastesh të rej dhe viktimash.

Numri i vdekjeve në 24 orë është 164, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 25.428. Ministria e Shëndetësisë në Spanjë tha se rastet e reja në vend kanë pësuar një rënie të ndjeshme që nga e diela.

Në total në Spanjë ka 247.122 të infektuar, nga të cilët 148.558 janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *