Në kuadër të operacionit “mezhgorani” i zhvilluar në 6 qytete të vendit, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 25-vjeçar, duke e çuar në 36 numrin e të arrestuarve.

 

Në pranga përfundoi A. Ç., 25 vjeç, banues në Këlcyrë, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

 

Në operacionin që ka zgjatur 6 muaj janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 53 shtetas. Pjesë e këtij operacioni ishte edhe botuesi Henri Çili.

 

Gjatë kontrollit, këtyre personave u janë sekuestruar 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *