Vijon të mbetet mister zhdukja e biznesmenit turk Sevgin Yavuz.

 

Jahti i 31 vjeçarit me asnjë person ne bord u gjet të shtunën rreth 12 milje larg portit te Shengjinit nga disa peshkatarë.

 

Krahas kontakteve me autoritetet  turke, informacion është kërkuar edhe nga Mali i Zi pasi pikërisht nga porti i tivarit, është nisur Sevgin Yavuz me jahtin e tij.

 

Për momentin prokuroria dhe policia nuk kanë një pistë konkrete për të zbardhur këtë rast.

 

Paraprakisht dyshohet se mund te behet fjale per një aksident, pasi biznesmeni mund te jete futur ne det per t’u larë dhe mjeti lundrues të jetë larguar nga ai.

 

Heteusit janë duke kqyrur edhe jahtin për të zbuluar nese 31 vjecari ka qënë vetem gjatë largimit nga porti i Tivarit. Ndërkohë nga Turiqa priten edhe te dhena mbi aktivitetin e biznesmenit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *