Një tjetër protestues ka mbetur i vdekur gjatë tubimeve të dhunshme antiqeveritare në Hong Kong. Protestuesi 70 vjeçar është goditur në kokë me mjete të forta dukeiI shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Zyrtarë të qeverisë së Hong Kongut shprehen se i moshuari u godit me një object i fortë i hedhur nga rebelët e maskuar.

 

Disa ditë më parë një student 22 vjeçar mbeti i vdekur pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri nga policia e Hong Kongut.

 

Protestat antiqeveritare e kanë kthyer qytetin gjysmë autonom në një fushëbeteje mes policisë dhe protestuesve të zhgënjyer, ndërsa dhuna është përshkallëzuar muajt e fundit. Tubimet antiqeveritare nisën rreth 6 muaj më parë kundër një projektligji që do t’i lejonte Kinës të ekstradonte lehtësisht të dënuar kriminelë dhe të ndjekur politikë. Pavarësisht tërheqjes së projektligjit, protestuesit vijuan tubimet kundër dhunës së policisë të ushtruar ndaj protestuesve.

 

Presidenti kinez Xi Jinping ka dënuar ashpër dhunën ndërsa paralajmëroi një hetim të plotë mbi vdekjen e 70 vjeçarit.  Duke folur gjatë një samiti në Brazil, ai tha se aktivitete të tilla radikane, sfidojnë seriozisht vendin.

 

Ndërkohë protestat po vijojnë në universitetet e Hong Kongut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *