Policia ka zbuluar se sulmuesi me çekiç i efektivëve të policisë në Paris, përpara katedrales “Notre Dame”, është identifikuar si Farid Ikken dhe vazhdonte studimet e doktoraturës për shkenca sociale në Universitetin e Lorenës.

 

Sipas raportimeve,ai ishte i martuar me një suedeze dhe jetonte në veri të kryeqytetit francez. Në shtëpinë e tij policia ka gjetur një video ku ai betohet për besnikërinë ndaj ISIS.

 

Përpara se të godiste policin, 40-vjeçari ka thirrur me të madhe: “Kjo është për Sirinë!”

 

Franca është tronditur prej gati dy vitesh e gjysmë nga një seri e pashembullt sulmesh terroriste, prej të cilave kanë gjetur vdekjen rreth 240 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *