E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vijojnë bombardimet ruse në Ukrainë, vriten 4 civilë në Kharkiv

Një tjetër sulm rus është regjistruar në Ukrainë, në rajonin e Kharkivit, ku si pasojë katër civilë humbën jetën.

Guvernatori rajonal, Oleg Sinyukhubov, konfirmoi se një burrë 68-vjeçar dhe një grua 61-vjeçare u vranë nga zjarri i artilerisë në qytetin Kupyansk, që ndodhet shumë pranë vijës së parë të frontit.

Reklamë

Ndërkohë, në fshatin Shevchenkove, rreth 30 kilometra larg frontit, një grua 77-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar humbën jetën nga granatimet me raketa të shumta.

Pas sulmeve, Zyra e Prokurorit Rajonal hapi një hetim për krime lufte.

Ky episod i dhunës ndodhi vetëm një ditë pas një tjetër sulmi të rëndë rus në qytetin Sumy  një nga më vdekjeprurësit në tre vitet e luftës  ku humbën jetën të paktën 34 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Sulmet e fundit kanë thelluar shqetësimet për intensifikimin e ofensivës ruse në pjesën verilindore të Ukrainës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë