Subscribe

Një sasi prej tete tone pasijesh mbrojtejs per personelin shendetsor kanë mbërritur në aeroportin “Nene Tereza” për stafet mjekësore në të gjitha spitalet.

Sipas ministres se Shendetësise ne ditet ne vijim pritet nje tjeter ngarkese edhe me e madhe me paisje mjekesore qe do te sherbejne per luften ndaj koronavirusit.

 

OLGERTA MANASTIRLIU

 

MINISTRJA E SHËNDETESISË

 

 

“Jemi duke vijuar me transportin e të gjithë materialeve të mbrojtjes personale, të cilat deri tani janë 15 ton që kanë mbërritur në Shqipëri nëpërmjet linjës dhe korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave. Janë 8 ton që kanë mbërritur sot, ndërkohë që pak ditë më parë kanë mbërritur 7 ton dhe priten që në total ky furnizim të jetë 26 ton, financim i qeverisë shqiptare.”

 

 

Manastirlu theksoi se mjetet e mbrojtjes personale  nuk do të jenë vetëm për spitalet që trajtojnë rastet me covid 19 por do të shpërndahen në të gjitha spitalet rajonale.

 

 

“Ne rrisim stokun në vazhdimësi në mënyrë që të krijojmë furnizimin e vazhdueshëm për të gjitha spitalet, jo vetëm për spitalet COVID, për Infektivin, për “Shefqet Ndroqin”, por gjithashtu dhe për spitalet e tjera rajonale, ku rritja e stokut është një garanci më shumë për të mbrojtur personelin tonë mjekësor dhe për të siguruar atë barrierë të nevojshme mbrojtjeje nga ky infeksion”

 

 

Mberritja e mjeteve, mbrojtese kryesisht maska dhe doreza eshte mundesuar edhe fale ndihmes se qeverise turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *