Subscribe

350 mijë dokumente që I përkasin periudhës osmane I janë dhënë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Shqipëri nga autoritetet turke.

 

Marrëveshja e nënshkruar me Drejtorinë e Arkivave në Stamboll, pritet të hedhë më shumë dritë mbi gjithë kohën e pushtimit turk si dhe zhvillimet politike, ekonomike dhe ushtarake të asaj kohe.

 

“Dokumentet datojnë nga shekulli XV-XX. Dokumentet janë me rëndësi historike. Ndërkohë, shumë shpejt do të vijnë të tjera dokumente nga Turqia. Marrëveshja bashkëpunimi me arkivin e Stambollit. AKSH përmban sot tërësinë e dokumenteve pas pavarësisë, por edhe tërësinë e dokumenteve gjatë periudhës osmane. Është një mori e jashtëzakonshme dekumentare, që duhet të kalojë në një proces renditjeje. Nga fundit të vitit të ardhshme do jenë gati dokumentet për shfrytëzim.”, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido.

 

Sasia e re e dosjeve që vijnë nga Stambolli, pason dokumentet e marra rreth tre vjet më parë nga arkivat turke. Ato tashmë mund të studiohen nga të gjithë të interesuarit.

 

“Asnjë studiues s’do duhet të shkojë në arkiva të tjera, do t’i ketë të gjitha këtu për Shqipërinë në periudhën osmane. Dokumentet që kanë ardhur janë të njëjta me origjinalet. Asnjë dokument i periudhës osmane nuk është sekret, por janë dokumente që nuk i dinim deri më dje. Ju takon historianëve t’i analizojnë”, vijoi Bido.

 

Bashkëpunimi me arkivat turke nuk mbaron këtu, pasi sipas drejtorit Bido, dokumente të tjera të rëndësishmme do të vijnë në vijim sipas marrëveshjes së nënshkruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *