Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Korçës si dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

 

Shtetasit e arrestuar janë F.S, 25 vjeç dhe M.Z, 29 vjeç, banues në Berat.

 

Dy ta arrestuarit, sipas policisë, janë punonjës të një kompanie që po kryen punime pranë gazsjellësit TAP.

 

Shtetasit F.S dhe M.Z, janë kapur në flagrancë nga policia në lagjen nr. 17 në Korçë, duke i shitur shtetasit A.B, 200 litra naftë, sasi të cilën këta shtetas dyshohet ta kenë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, nga një mjet i kompanisë në të cilën ishin të punësuar.

 

Ndërkohë policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin A.B., 49 vjeç banues në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *