Kendall Jenner është viktima e fundit e hajdutëve në shtëpinë e saj, pas grabitjes së bujshme të Parisit, vitin e kaluar.
Sipas TMZ, disa bizhuteri me vlerë mbi 200,000$ janë grabitur të mërkurën mbrëma.
Kjo është bërë e ditur nga raporti i policisë së Los Angeles, në të cilën shkruhej se Kendall u largua nga shtëpia për disa orë dhe kur u kthye në orën 1 pas mesnate, telefonoi forcat e rendit duke denoncuar zhdukjen e bizhuterive.
Ndërkohë kanë filluar hetimet për gjetjen e aksesorëve.





