Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter goditi Zelandën e Re, teksa kryeministrja Jacinda Arden ishte duke dhënë live një intervistë për televisionin “Newshub” nga Wellington.

Ajo çfarë ra në sy ishte gjakftohtësia e kryeministres, e cila vazhdoi intervistën e buzëqeshur.

Siç duket edhe në video, ajo nuk shafqet e frikësuar apo në alarm kur filluan lëkundjet sizmike, ndërsa jepte intervistën, sikur të mos kishte ndodhur gjë.

Në një moment, gazetari Ryan Bridge e pyeti nëse ndihet mirë dhe e sigurt për të vazhduar më tej:

“Jam mirë Ryan, nuk ndodhem nën ndonjë drite që është e varur, duket sikur jam pozicionuar në vend të mirë”, u përgjigj ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *