Në aeroportin e Kabulit po vijon operacioni për evakuimin te afganëve të rrezikuar.

 

Por shqetësimi që mund të përballen me talebanët është në rritje, pasi ushtarët kanë penguar hyrjen në aeroport të afganëve që kishin autorizim të vlefshëm për të udhëtuar.

 

Deri më tani, vendi që ka strehuar më shumë afganë është SHBA-ja e cila ka evakuuar më shumë se 5,200 njerëz.

 

Uashingtoni është zotuar se do të tërheqë  22,000 afganë  dhe 15,000 amerikanë që janë ende në Afganistan.

 

 

Nga e diela deri më tani në aeroportin e Kabulit, në përpjekje për të larguar nga vendi, raportohet të jenë vrarë 12 qytetarë.

 

Pamjet e publikuara  në rrjetet sociale tregojnë nënat të dëshpëruara që kanë “hedhur” foshnjat e tyre përtej gardhit të telave me gjemba, ndërsa iu lutën ushtarëve britanikë që t’i dërgojnë në një vend të sigurt.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *