Disa të ftuar në emision e kanë ndjerë “LIVE” tërmetin me magnitudë 6.8 ballë në Turqi. Teksa ishin duke diskutuar, të ftuarit bashkë me moderatorin e emisionit u lëkundën nga tërmeti dhe përjetuan disa moment frike.

 

Po ashtu, në rrjetet sociale janë publikuar edhe video ku duken njerëz të frikësuar që dalin në rrugë si edhe objekte që tunden brenda bizneseve dhe banesave.

 

Deri tani raportohet se numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 14, ndërsa pritet që ky numër të rritet edhe më shumë. Po ashtu, janë shënuar afro 300 të plagosur dhe 100 shtëpi të shkatërruara. Nga ana tjetër, ka patur edhe raste zjarri për shkak të një bombole të shpërthyer gjatë tërmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *