Izet Shulku, është 50-vjeçari i cili njihet nga të gjithë si “Tarzani i Dibrës”. Izeti është bërë i famshëm si një njeri ekstremesh e aventurash dhe për lidhjen e tij me natyrën.

Si çdo dimër, edhe këtë dimër, Izeti ka ndarë një videot e tij të guximshme duke u larë në temperaturat e acarta, mes ngricës e dëborës.

“Në -12 gradë. ju lutem të gjithëve mos më dërgoni video rusësh, unë jam Izet Shulku dhe sfidoj gjithë botën. Këpucët i kam veshur që mos të çaj këmbët. Kush do një jetë të shëndetshme të futet këtu pas meje”, dëgjohet të thotë Izeti./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *