Këngëtarja Elvana Gjata është një nga emrat më të ndjekur të shoëbiz-it në vendin tonë.

 

Ajo  ia del të habisë gjithmonë me videot e saj në rrjetin social TikTok.

 

Së fundmi, duket se këngëtarja ka gjetur pak kohë për veten dhe po shijon pushimet buzë detit. Në plazh ajo ka gjetur një oktapod të vogël të cilin e ka bërë “shokë”.

 

Elvana ka postuar një video në TikTok ku duket me oktapodin, këtë herë mbi kokë.

 

“Ja këtu në plazh me këtë shokun tim,”-dëgjohet të thotë këngëtarja teksa, oktapodi lëviz nëpër kokën e saj.

 

Kjo video ka marrë më shumë se 63 mijë pëlqime, teksa nuk kanë munguar edhe komentet nga ndjekësit e këngëtares të cilët shprehen se në vendin e saj ato do të ishin frikësuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *