Arbër Paplekaj ka mbërritur në Gjykatën, aty ku sot do zhvillohet seanca ndaj tij për vrasjen e Pjerin Xhuvanit katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan.

 

Në cilësine e dëshmitarit jane thirrur edhe ish nëndrejtori i policise Niko Palla (aktualisht i pezulluar nga detyra) dhe efektivja e Shqiponjave që mbeti e lënduar Xhensila Sota.

 

Prokuroria e Elbasanit do t’i kërkojë Gjykatës caktimin e një avokati për të akuzuarin Paplekaj, pasi për 4 herë me radhë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj tij për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.

 

Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje. Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.