Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha pas nënshkrimit të marrëveshjes mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë se kjo e fundit do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem.

Mirëpo në momentin kur Trump njoftoi këtë pikë të marrëveshjes, Vuçiç shfaqet i befasuar dhe drejtohet nga këshilltarët e tij. Më pas ul kokën dhe shfleton fletët e marrëveshjes, duke krijuar përshtyjen se nuk ishte vënë në dijeni më herët për këtë pike.

Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiç firmosën të premten marrëveshjen për vendosjen e normalizimit ekonomik, marrëveshje të cilën shumë figura e konsideruan si një arritje histori dhe hap të rëndësishëm drejt njohjes reciproke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *