Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e kësaj të premteje në Dajt, ku ka inspektuar nga afër punimet për rindërtimin e banesave të familjeve të mbetura pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se 850 shtëpi individuale do të ndërtohen nga e para vetëm në Tiranë, për të cilat theksoi se do të jenë më të forta e më të bukura se ato të mëparshmet.

 

“RINDËRTOJMË BASHKË. Dajt, Tiranë – Aty ku po ndërtohen banesat e reja për familjet e mbetura pa strehë nga tragjedia e 26 nëntorit. Rindërtimi i shtëpive në Tiranë po ecën me ritme të shpejta edhe në Baldushk, Kashar, Pezë e Zall Herr. 850 shtëpi individuale do të dërtohen nga e para vetëm në Tiranë, më të bukura, më të forta se ato të mëparshmet”, shkruan Rama, dhe ndan pamjet e mëposhtme.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *