Subscribe

Vilson Cara 24 vjeç, Gentjan Belba 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 46 vjeç humbën jetën mbrëmjen e të mërkurës në Kavajë si pasojë e një aksudenti rrugor.

 

Vilson Cara humbi kontrollin e automjetit tip Benz duke shkaktuar aksidentin tragjik nga ku ngeli e plagosur dhe shtetasja Xh.D., vazja e Lumturie Demrozit.

 

Lumturia së bashku me vajzën e saj po kalonin rrugën në momentin kur 24 vjeçari për shkak edhe të shpejtësisë me të cilën po udhëtonte, nuk arriti të kontrollonte mjetin duke përplasur kështu dy këmbësoret dhe më pas tabelën e një karburanti.

 

Vilson Cara humbi jetën në spital pak orë më vonë pas aksidentit ndërkohë që Gentjani që ishte pasagjer në automjet së bashku me Lumturien mbetën të vdekur gjatë aksidentit.

 

Por ajo ç’ka e bën akoma më tragjike aksidentin e ndodhur në dalje të qytetit të Kavajës është fakti se Vilsoni sot festonte dhe ditëlindjen.

 

 

Ne foto Vilson Cara

Ne foto Gentjan Belba

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *