Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë nga përfundimi I procesit zgjedhor I 30 qershorit.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Meta ka publikuar edhe një video ku tregohet një votim kolektiv gjatë ditës së diele në një qëndër votimi.

Në video përvec kësaj shkelje ligjore, ajo që habit është se vec votueseve që hedhin fletat në kuti bashkarisht, janë të paktën 3-4 persona që I filmojnë me celular ndërsa votueset as që reagojnë për këtë gjë, madje duket sikur e shijojnë dokumentimin e kësaj shkelje.

Ndërkohe në postimin që shoqëron videon, Ilir Meta falenderon qytetaret që iu shmangën përplasjeve dhe konfrontimeve në mbarë vendin pavarësisht, votimeve socialiste të thirrura sipas presidentit të vendit nga kryeministri Rama.

 

 

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.
Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.
Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video.

 

Postimi i Ilir Metes per votimin kolektiv:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *