E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

VIDEO/ Nennës “nuk i ndahet shpirti” nga jeta e fshatit, me çfarë po merret pas Ferma VIP

Ilustrim · Vizion Plus

Nenna hyri në edicionin e dytë të “Ferma VIP” si një vajzë e bukur dhe tërheqëse, por gjatë qëndrimit të saj në fermë, ajo zbuloi një tjetër anë të personalitetit të saj. Gjatë reality show-t, ajo ndau me publikun histori personale dhe familjare mjaft të ndjeshme, duke fituar simpatinë e shikuesve për sinqeritetin dhe shpirtin e saj të ndjeshëm.

Pas përfundimit të aventurës në “Ferma VIP”, duket se Nenna nuk është shkëputur nga atmosfera rurale. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale video të shumta nga jeta në fshat duke shëtitur me kalë apo duke ngarë traktor, gjithmonë me shumë pozitivitet dhe energji të mirë.

Në Ferma Club, Nenna foli edhe për planet e saj në vijim, duke theksuar se muzika do të jetë një nga prioritetet e saj kryesore.

“Kam plan të vazhdoj me muzikën. Do shijoj verën dhe pastaj çfarë të vijë nga Zoti, mirë se të vijë,“ u shpreh ajo.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh