GREQI– Një 20-vjeçar shqiptar, i cili hynte në dyqane dhe “zbrazte” kasat e bizneseve nën kërcënimin e thikës ishte kthyer në makth për dyqanxhinjtë e Bajronit dhe Pakratiou muajt e fundit.

I riu u arrestua mesditën e së martës, 11 qershor, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti në pritje për grabitje të njëpasnjëshme.

Protothema.gr ka publikuar video të cilat tregojnë 20-vjeçarin duke hyrë nëpër dyqane.

Siç rezultoi nga hetimi i policisë, në fund të prillit 2024 i riu, i veshur me kapuç tip “full face”, shkonte në dyqane (kioska, minimarkete etj.) gjatë orëve të mbrëmjes dhe nën kërcënimin e thikës u merrte punëtorëve shuma parash.

Nga hetimet paraprake u konstatua se i arrestuari ishte i përfshirë në të paktën gjashtë raste të grabitjes, ndërsa pas arrestimit i është caktuar masa e ndalimit të përkohshëm./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *