Pasagjerët në një avion që o fluturonte nga Brazili në Panama kanë përjetuar momente tmerri, kur një nga nga pasagjerët u përpoq të hapte një nga daljet e emergjencës ndërsa avioni ishte në ajë.

Siç shihet në videon e postuar në platformën X, burri është rrahur dhe gjakosur nga pasagjerët e tjerë të cilët tentuan që ta frenonin.

Sipas përshkrimit të fotoreporterit Cristiano Carvalho i cili ishte në bordin e fluturimit CM204 të Copa Airlines të martën e kaluar, gjithçka filloi rreth 30 minuta para uljes së avionit.

Sipas Carvalho-s, pasagjeri në fjalë fillimisht u vërsul në pjesën e pasme të avionit duke mbajtur një thikë plastike me të cilën tentoi të merrte peng një nga stjuardesat. Më pas, ai tentoi të hapte një nga daljet e emergjencës.

“Një nga stjuardesat filloi të bërtiste dhe një tjetër u përpoq ta ndalonte, por ai ishte shumë i fortë”, tha Carvalho.

Në atë moment kanë ndërhyrë pasagjerët e tjerë të avionit të cilët pas një sherri kanë mundur të ndalojnë.

“Ata e rrahën shumë, ai pothuajse humbi ndjenjat”, përshkroi Carvalho.

Siç njoftoi Copa Airlines pas uljes së avionit në Panama, “oficerët e policisë hynë në aeroplan dhe larguan pasagjerin që u soll para autoriteteve gjyqësore”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *