Pak orë pas manifestimit në bulevard kundër qeverisë, Presidenti Meta ka falenderuar të gjithë ata shqiptarë që iu përgjigjen thirrjes së tij për të dalë në shesh në mbrojtje të Kushtetutës dhe grushtit të shtetit që sipas tij synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i shtetit thotë se dje ai dhe qytetarët hodhën hapin e parë në përmbushjen e misionit për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit ndaj të gjitha institucioneve.

 

Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.

 

Meta paralajmeroi para protestuesve se do te prese deri ne date 15 mars, realizimin e reformes ne drejtesi, ndryshe ai do te firmose nje dekret per shperndarjen e parlamentit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *