Presidenti Ilir Meta ka postuar një video pasditen e kësaj të enjteje, ku shihet krah dy këngëtarëve të njohur të muzikës popullore, Ylli Baka dhe Dule Malindi.

Në videon e shpërndarë në “Facebook”, kreu i shtetit shfaqet teksa shoqëron dy këngëtarët në këngën iso-polifonike.

“Iso-Polifonia e Toskërisë është një nga kryeveprat dhe pasuritë më të mëdha kulturore e shpirtërore të kombit shqiptar! Aq më tepër së bashku me Ylli Bakën e Dule Malindin”, shkruan Meta.

Meta ishte sot në Skrapar, ku ka nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit”, një personalitet të shquar të artit e këngës popullore shqiptare, përfaqësues të denjë të polifonisë me iso të Toskërisë, Demir Zyko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *