Kryeministri Rama nëpërmjet një video të postuar në profilin e tij në facebook ka ripërsëritur apelin e tij se nuk ka vend për panic në lidhje me koronavirusin.

 

Rama publikon edhe një herë tjetër 10 këshillat e organizatës botërore të shëndetësise fokusuar sidomos tek higjena personale dhe kërkon që të shmangen ato që I konsideron telebrockulla dhe dixhidokrra në media të ndryshme, që sipas Ramës ushqejne ankth dhe panik.

 

 

Nuk ka vend për panik!

 

 Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga organizata botërore e shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun

 

Rama shton se deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast pozitiv, por edhe nëse kjo ndodh në ditët në vijim, shton kryeministri, do ta përballojmë flamën se bashku.

 

 

Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurtë se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Sëbashku

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *