Subscribe

Brendi prestigjioz ndërkombëtar i hotelerisë Melia, pritet të hapë dyert këtë pranverë në Gjirin e Lalzit në Durrës.

 

Ky do të jetë hoteli më i madh jo vetëm vend, por edhe në Ballkan, në resortin San Pietro. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka theksuar se ky investim prestigjioz, pranë Adriatikut është një shëmbëlltyre e Shqipërisë turistike që po përparon çdo ditë.

 

Hoteli me 5 yje Melia do të ketë 520 dhoma, ndërsa do të punësojë 470 persona.

 

Grupi spanjoll Melia ka në zotërim mbi 350 hotele në shumë shtete të botës. Emri dhe standardi që ofron është një garanci për tu kthyer lider në tregun hotelier ku ai operon.

 

Prania e markave të tilla prestigjioze, si Melia, nxit investimet edhe në fusha të tjera si transporti.

 

Një ditë më parë ministrja e transporteve Belinda Balluku njoftoi hyrjen në tregun shqiptar të linjës direkte spanjolle Ibrea, Madrit- Tiranë.

 

Hoteli me 5 yje Melia, është një risi për turizmin elitar shqiptar duke zbatuar modelin e një strukture te mirëfillte hotelerie të tipit “Luxury Resort”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *