Pas qarkut të Korçës dhe Beratit, materialet zgjedhore kanë mbërritur sot edhe në qarkun e Elbasanit. Procesi i shpërndarjes ka nisur për dy nga katër Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të bashkisë Elbasan dhe po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.
Materialet po transportohen të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë, të cilat janë angazhuar në mënyrë të plotë për garantimin e sigurisë së procesit zgjedhor. Sipas autoriteteve, pas dorëzimit të materialeve, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan do të qëndrojnë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre deri në shpërndarjen përfundimtare në qendrat e votimit.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 maj dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, si dhe formimin e qeverisë së re. Procesi vijon të zhvillohet sipas kalendarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
/vizionplus.tv





