Ka rinisur Kuvendi i Shqipërisë me betimin e 140 deputetëve. Por, gjatë seancës së parë të Legjislacionit të ri nuk kanë munguar as batutat.
Vasil Llajo, që kryesonte seancën, teksa po lexonte emrat e deputetëve për betim bëri një lapsus.
Ai po lexonte emrin e Tërmet Peçit, i cili tha “betohem”, e më pas Llajo vijoi përsëri me emrin e radhës i cili ishte demokrati Tomor Alizot, të cilin Llajo e lexoi Tërmet Alizoti.
Deputetët “shpërthyen” në të qeshura. Ndërkohë Alizoti u çua të betohet duke shtuar: Betohem, por pa tërmet.
/vizionplus.tv





