Klientët në një market të Kingstone në SHBA kanë reaguar dhe i janë kundërvënë një burri, i cili po kollitej dhe pështynte në produktet ushqimore.

 

“Ai dëshironte të godiste një punonjës dhe disa blerës e shtrin në tokë derisa mbërritën punonjësit e policisë”, tha Kyle Mann, personi i cili postoi në “Facebook” videon nga ngjarja. 

 

Policët e Kingston thanë se 65-vjeçari nga Duxbury kollitej dhe pështynte mbi artikuj të ndryshëm ushqimorë mbrëmjen e së shtunës dhe më pas filloi të konfrontohej me stafin e dyqanit dhe klientët e tjerë.

 

Pavarësisht që agresori u dërgua me urgjencë në spital për t’u testuar, policia nuk beson se ai mund të jetë infektuar me COVID-19. Për pasojë, ambientet e marketit janë dezinfektuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *