Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj e ftuar ne emisionin “7pa5” në rubrikën “Pa Recetë” mëngjesin e të martës, ka vendosur të flasë edhe për jetën e saj private. Mehmetaj ka treguar se së shpejti do të fillojë bashkëjetesën me të fejuarin e saj me të cilin është në një lidhje dashurie prej disa vitesh.

 

Por në këtë shfaqje ndryshe të sajën, ku ka gatuar recetën e ditës duke treguar pasionin e saj për gatimin, ajo ka treguar për “Vizion Plus” edhe planet e saj në politikë.

 

Politikania 27 vjeçare u shpreh se e shikon veten në politikë edhe për shumë vite, pasi Shqipëria është në një moment që ka nevojë për të rinj që japin kontributin e tyre për zhvillimin dhe progresin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *