Presidenti amerikan Joe Biden ka shokuar sërish amerikanët me sjelljen e tij gjatë fjalimeve në podiumin e Shtëpisë së Bardhë.

 

Pak ditë pasi Bideni i habiti të gjithë teksa jepte dorën drejtuar në ajër një personi të padukshëm, këtë radhë ai ka bërë të njëjtin veprim. Por me një ndryshim, duke i drejtuar të dyja duart pas podiumit të tij edhe pse me të nuk ndodhej askush pasi përfundoi fjalimin.

 

Pasi përfundoi fjalimin mbi shkurtimin e kostove të familjeve amerikane, Biden u kthye me shpinë dhe drejtoi duart në një hapësirë boshe ku ndodhej askush.

 

Sjellja e presidentit ka bërë që të reagojnë edhe politikanët amerikanë, ku njëri prej tyre senatori Ted Cruz shprehu shqetësim për gjendjen mendore të presidentit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *