Një burrë, i cili u fut me makinën e tij mes protestuesve në Seattle, ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me armë zjarri një pjesëmarrës në protesën kundër racizimit.

I riu i plagosur u dërgua në një qendër mjekësore dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Sipas policisë, dyshohet se nuk kanë të lënduar të tjerë nga të shtënat me armë.

Pas vdekjes së afrikano-amerikanit, Departamenti i policisë në Mineapolis mund të pësojë një ndryshim rrënjësor. 9 nga 12 anëtarët e këshillit bashkiak të qytetit njoftuan në një tubim se ata mbështesin shpërndarjen e departamentit të policisë dhe zëvendësimin e tij me një sistem të sigurisë publike me bazë komunitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *