Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 të shkallës rihter goditën në mbrëmje provincën Hatay të Turqisë, teksa pasgoditjet vijojnë.

 

Informacionet e para thonë se deri tani janë shënuar tre persona të vdekur dhe 213 të plagosur si dhe shumë të tjerë kanë mbetur nën rrënojat e tyre.

 

Mediat raportojnë se është dhënë urdhër që spitalet të evakuohen ndërsa pacientët janë nxjerrë në oborr pasi nuk ka siguri. Në pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale shihen shumë pacientë në krevate teksa qëndrojnë në oborrin e një spitali në Hatay. Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay njoftoi se provinca e Hatayt ka pëjetuar edhe 20 pasgoditje të tjera.

 

Dy tërmetet e 6 shkurtit shkaktuan vdekjen e mbi 47 mijë personave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *