Ndërtimi I një spitali të madh rajonal në Fier nga ana e qeverisë turke, është një vepër që ka marrë falenderime te mëdha publike jo vetëm nga drejtues shteteror të vendit tonë por edhe nga banorët e Fierit, të cileve kryesisht do tiu shërbeje ky spital.

Por Grupi i Polifonisë mallakastriot i Guri Rrokajt ka shkuar edhe më tej dhe i ka kushtuar një këngë Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Në vargjet e kësaj këngë polifonike, përmendet gjithashtu edhe donacioni I Turqisë për ngritjen e një  lagjeje të tërë me banesa të reja në Laç, aty ku tërmeti I 26 nëntorit 2019 solli mjaft dëme.

 

Vargjet e këngës

Lajmi bukur mori dhënë, në gjithë botën sot po zjenë

Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj

Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna

Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital

Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del

Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,

Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *