Ester Alushi, një nga fermeret më të dashura për publikun gjatë edicionit të dytë të Ferma VIP 2, është rikthyer sërish në fermë.
Në një instastory, aktorja shfaqet në ambientet e fermës ku rrëfen se kishte ndjerë mall për shtëpinë që dikur ndante me fermerët e tjerë.
“Nuk e di a e dalloni dot ku jam këtu. Po jam ulur te i njëjti vend ku ulesha gjithmonë dhe këndoja. Jam te ferma ime e dashur. Po më kishte marrë malli shumë. Hoqa një lloj malli që kisha. Edhe pse i njëjti vend ku jam ulur dhe kam qarë pafund. Sinqerisht më kishte marrë malli pafund. Një lloj ndjesie që nuk di ta përshkruaj”, shprehet Ester.
/vizionplus.tv