“Me Genc Prelvukaj jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘Obobo si do e shtyjmë ne në turne, ky as muhabet s’do të na bëjë’. Dhe përgjigja e Gretës ishte ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, -kështu do të shprehej para disa kohësh Eni Koçi, në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit.

 

Dy artistët e njohur janë gjithmonë aktivë në rrjete sociale, ku nuk ngurrojnë të ndajnë herë pas here detaje nga marrëdhënia e tyre. Së fundmi, ka qenë Eni që ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shfaqet duke darkuar me vjehrrën dhe kunatat. Ndryshe nga ç’ndodh rëndomtë, Eni ka një marrëdhënie shumë të mirë me to, sidomos me mamin e Gencit që e konsideron edhe vjehrrën më të mirë në botë.

“Ne të treja e kemi vjehrrën aq të mirë sa nuk dalim dot pa të. Vjehrra më e mirë në botë”, ka shkruar Eni krahas videos./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *