Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë kthyer në njërin prej çifteve më të pëlqyera në showbizin shqiptar. Ditën e sotme të dy na kanë ëmbëlsuar ditën me deklaratat dhe gjestet e ëmbla publike.

 

Sikundër e dimë tashmë, Donaldi ka pasion pikturën, për të cilën ka studiuar, dhe shpeshherë ndan me ndjekësit pjesëza nga arti i tij. Mirëpo, ditën e sotme ai ka realizuar ndoshta pikturën më të bukur, partneren e tij. Aktori i njohur ndau në Instagram një video ku ka treguar gjithë procesin për realizimin e këtij portreti, teksa ka shkruar “Për ty @borazemani”.

 

Sigurisht, edhe moderatores i ka pëlqyer shumë kjo vepër dhe s’mund të rrinte pa një dedikim publik. “Të dua!”, ka shkruar Bora, teksa Donaldi ia ka kthyer “Unë më shuuumë.”

 

Së fundmi, Bora po shijon suksesin e “Për’puthen” moderimi i të cilit iu besua asaj këtë sezon. Kurse Donaldi së bashku me Romeon kanë sjellë “Binjakët show”, që është pritur shumë mirë nga publiku./ Living

https://www.instagram.com/tv/CITX-TJjL-7/?utm_source=ig_embed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *