Çaste terrori përjetuan drejtuesit e automjeteve përgjatë autostradës Macerata në Itali.

 

Një mjet tip “Toyota” po lëvizte kundravajtje, kur në një moment u përplas me një furgon. Edhe pse përplasja ishte e fortë, fatmirësisht incidenti nuk përfundoi në masakër më pasoja dramatike.

 

Mësohet se automjeti që po ecte në kah të kundër drejtohej nga një 86-vjeçar.

 

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, në këtë aksident u përfshinë shtatë makina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *