Subscribe

Të afërm dhe familjarë të familjes Josifi kanë nisur mengjesin e kësaj të hënë nxjerrjen e mobiljeve dhe sendeve të tjera personale të nënës dhe dy vajzave të saj.

Familjarët nuk kanë lejuar mediat që të futen brenda në shtëpinë e familjes në Kombinat. Të vetmet që nuk kanë mundur të marrin nga banesa janë shenimet dhe librat fetare që u gjeten në shtëpi e që janë pjesë e hetimit.

Po ashtu, eshte bere dezinfektimi i baneses se familjes Josifi si dhe i gjithe ambjenteve te pallatit ne Kombinat.

Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi u gjetën pa jetë brenda në hyrjen e një pallati.

Ato ishin vetëfjijuar në emër të “Ringjalljes”. Sipas hetuesve, familja Josifi ishte pjesë e një organizate fetare që duket se I ka shtyre drejt ndërmarrjes së këtij akti ekstrem.

Vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi u dërgua në gjëndje të rëndë në spital e më pas u dërgua në spitalin psikiatrik.

Zhaneta Josifi 56 vjec dhe Anisa Josifi u varrosën ditën e shtunë në Permet në vendlindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *