Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte të martën në Zall Bastar, ku u takua me banorët e zonës për t’u njohur me problematikat e tyre.

Teksa ishte duke komunikuar me një grua, lideri demokrat e pyet se sa kushton një shishe qumësht. Ajo përgjigjet që një shishe 1.5 litra shkon nga 100 deri në 120 lekë të reja, ndërsa Basha shprehet se “kushton më lirë se uji”. Ky reagim ka shkaktuar komente në rrjet.

Zv.kryeministri, Erion Braçe ka ironizuar kryedemokratin duke publikuar videon ku shfaqet duke biseduar me banorët, për të cilin tha se nuk ka bërë kurrë pazar, teksa nuk hezitoi që ta konsideronte “të paditur”.

“Ça uji pi ti mor Lyl?! Keshtu eshte kur nuk ke qene kurre normal, nuk je normal, nuk ke bere kurre nje gje si normal, por do te dukesh si njeri normal! Kur nuk di, kur nuk ke bere kurre pazar, kur pazarin ta ben Vera apo punetorja e shtepise, keshtu eshte, e di qe nje shishe uje kushton 1200-1500 leke per liter! Po nuk ka faj ky edhe nje here! Boll e nxorret rrugeve mavrine duke shperfaqur me gjithe shkelqimin e vet, paditurine e tij! E kuptoni? Nuk di hic sa kushton edhe uji qe pi! E qe ta dini e ta dish Lylezim; Nje shishe uje, me i shtrenjti, italian domethene, ne nje koli me 6 shishe nga 1 liter e gjysem, kushton 900 leke! Me i shtrenjti-edhe nje here! A vec nese ti pi uje floriri, sic do thoshte Kumbari ne te tilla raste. Pra ai bidoni me qumesht per te cilin po flisje, kushton me shume se nje bidon uje! Kuptove!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *