Kryetari i Këhsillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar videon e takimit Balla-Basha.

 

Në një intervistë për Quo Vadis, Paloka tha se i vjen keq për veten dhe demokratët që janë investuar për 8 vite që Basha të bëhej kryeministër, por shton se ky i fundit ka punuar kundër interesave të tyre.

 

Për atë që unë pashë mbrëmë, thjesht më vjen keq për veten dhe për demokratët sepse investuam 8 vite tek një njeri që ja ku përfundoi gjithë ai investim, gjithë ai përkushtim, gjithë ato sakrifica, me shpresën se do ta bënim një ditë kryeministër.

 

Për mua nuk ka rëndësi fare cilat janë shkaqet e arsyet që Alibasha ka vepruar në këtë mënyrë për të përçarë PD. Nuk më duhet fare, janë blerë, i ka bërë presion, e kanë trembur, janë takuar fshehtas me Taulant Ballën, kanë fjetur me Taulant Ballën, nuk më intereson kjo.

 

Unë kam gjykimin tim dhe kam parë çfarë kanë bërë, aktet që kanë kryer, që kanë qenë në dëm të PD”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *