Një avion pasagjerësh doli nga pista këtë të mërkurë në aeroportin Sabiha Gökçen në Stamboll. Pas aksidentit, avioni u nda në tri pjesë, por për fat të mirë të 179 pasagjerët që ishin në bord arritën të mbijetonin.

 

Sipas mediave të huaja, nga aksidenti u plagosën 120 persona, ndërsa dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të motit të keq.

 

Avioni u përfshi nga zjarri pas uljes, dhe ambulancat dhe ekipet e shpëtimit ishin në vendngjarje për të shpëtuar pasagjerët. Aeroporti është mbyllur përkohësisht, ndërsa prokurorët kanë nisur një hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *