Nënkryetari i PD, Alibeaj nëpërmjet një videotë publikuar në rrjetet sociale shkruan se ai që do sfidohet në 6 mars është Rama, që përzgjodhi kriminelët për kryebashkiakë.

 

Sipas tij, PD do të vazhdojë betejen për tu dhënë shqiptarëve qeverisje më të mirë .

 

 

Pushteti që vjen nga krimi dhe korrupsioni nuk prodhon asgjë të mirë për shqiptarët, ata po e shohin këtë çdo ditë. Edi Rama është njeriu që përdori bandat kriminale, fondet e rindërtimit nga tërmeti, korrupsionin e inceneratorëve dhe patronazhistët për masakrën elektorale të 25 prillit. Është ai që përzgjodhi dhe kandidoi të dënuar për krime dhe të korruptuar në krye të bashkive të cilët u denoncuan që në fillim nga PD.Kjo është e qartë si drita e diellit për shqiptarët dhe për këdo se Rama nuk fiton dot pa kriminelët dhe paratë e pista, prandaj ai ka nisur te mobilizojë sërish krimin dhe non-gratat për të vjedhur votat.Ne do ta vazhdojmë të vendosur betejën tonë kundër kriminelëve dhe korrupsionit që po e mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë një qeverisje më të mirë si lokale ashtu edhe qendrore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *