Greqi – Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:20 të mëngjesit të sotëm në Avenue Athinë. Një 17-vjeçare është tërhequr zvarrë nga një makinë, shoferi i të cilës u largua nga vendi i ngjarjes.

Ajo që e bën më tronditëse ngjarjen është fakti se vajza mbeti e plagosur në rrugë për plot 28 minuta, teksa një sërë automjetesh kalonin pa i kushtuar vëmendje.

Mediet greke shkruajnë se askush nuk ndërhyn fillimisht për të thirrur për ndihmë.

Askush nuk ndalet dhe nuk zbret nga automjeti për të dhënë ndihmën e parë dhe për të mbrojtur vajzën nga goditjet e reja të makinave të cilat lëviznin me shpejtësi.

Një kamion kalon me shpejtësi dhe frenon fort disa metra më poshtë sapo kupton se ka një person në asfalt, por nuk e ndihmon.

Edhe një makinë patrulle i kaloi ato minuta nga ana e kundërt.

Pothuajse një minutë më vonë nga momenti i aksidentit, këmbësorët janë grumbulluar në anën e kundërt të rrugës, ndërsa makina, motoçikleta dhe kamionë vijojnë të kalojnë normalisht sikur nuk ka asnjë person të goditur në asfalt.

Më pas u lajmërua ambulanca dhe vajza u dërgua në spital. Gjendja e saj shëndetësore nuk dihet./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *