Momente frikë në një lokal në rrugën “Spiro Çipi” në Tiranë mbrëmjen e të enjtes.

Efektivet e Komisariatit nr.4 shkuan në ambjentet e një lokali pasi ishin informuar se një shtetas kishte hyre me armë brënda ambjenteve duke kërcënuar me pistoletë qiradhënësen e lokalit.

Policia prangosi shtetasin me iniciale A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Ai  kanosi dhe kërcënoi për vrasje shtetasen P. R., qiradhënëse e lokalit ku u kap shtetasi i lartpërmendur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarrit tip pistoletë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *