Një studim i ri ka gjetur se në momentin e fundit të çiftëzimit ndikojnë në mënyrë të pandërgjegjshme instiktet tona parësore.

Tek femrat, për shembull, hormonet e pranishme në ovulim mund të shtyjnë një grua të zgjedhë një burrë kokëfortë, të sigurtë, me një kokë të vogël dhe me tipare më mashkullore.

Studimi ka zbuluar se preferencat me bazë kimike vazhdojnë edhe pas seksit. Vezët e një gruaje duket se zgjedhin spermën që do të bëhet fituese dhe do të ngjizë një foshnje.

“Vezët e njeriut lëshojnë kimikate të quajtura kimoatraktantë, të cilat lënë një lloj gjurme kimike që përdoret nga spermatozoidët për të gjetur vezë të pafekonduara. Ajo që ne nuk kemi ditur deri në këtë studim është që ajo gjurmë kimike vepron ndryshe në spermën e meshkujve të ndryshëm. Ajo zgjedh se cila spermë është më e suksesshme. Gjurmët kimike u japin femrave një mundësi shtesë, shumë kohë pasi zgjodhi partnerin e saj, që të paragjykojë numrin e spermatozoidëve që drejtohet tek vezët. Dhe ja konstatimi i jashtëzakonshëm: Veza e një gruaje jo gjithmonë pajtohet me zgjedhjen e partnerit. Shpjegimi më i mundshëm për këtë është se këto sinjale kimike lejojnë femrat të zgjedhin meshkujt që janë më të pajtueshëm gjenetikisht”, tha autori i studimit John Fitzpatrick.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *