Vettingu në politikë është një ndër çështjet më të nxehta të ditëve të fundit në politikën shqiptarë, për të folur më shumë rreth asaj se sa i nevojshëm është një vendim i tillë në politikën tonë, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, eshte analisti Agron Gjekmarkaj.

 

Gjekmarkaj ka theksuar se propozimi i opozitës është i duhuri, pasi kjo sipas tij do të bëjë që politika të jetë nën presionin popullor për një vetting.

 

“Përsa i piket nismës për vettingun unë mendoj se çdo nismë e tillë është cilësore qoftë edhe presioni retorik për të pastruar politikën, pasi në jemi trë ndërgjegjëm jetojmë ktu, politika në Shqipëri ka lidhje me krimin dhe këtë e ka vërtetuar pak më parë ligji i dekriminalizimit që ka qenë një nga  fitoret e politikës së asaj kohe, një ligj që u përqesh në fillim por pastaj u kuptua se ishte i suksesshëm nga vetë socialistët por në rastin e vettingut ndoshta ndryshon pak çështje sepse këtu ka në proces një reformë drejtësie priten të ngrihen disa struktura siç është SPAK dhe BKH dhe është e vështirë, pasi ende ka kakofoni për të kuptuar se si mund të funksionojë paralelisht sistem vettingu.”

 

Më poshtë do të lexoni intervistën e plotë të analistit Gjekmarkaj të dhënë për Vizion Plus;

 

Siç parashikonin skeptikët opozita dhe qeveria nuk po merren vesh për zhvillimin e vettingut në politikë. Sot shumica përmes deklaratës së deputetes Ferati e bëri të qartë se nisja e opozitës e vë në rrezik serioz vettingun. Kush ka të drejtë mund të thuhet?

 

Duke u nis nga paranteza, opozita dhe pozita në Shqipëri nuk merren vesh prej shumë vitesh ato merren vesh vetëm kur  e kanë pisk punën të dyja, siç ka qenë para një viti përsa i piket nismës për vettingun unë mendoj se çdo nismë e tillë është cilësore qoftë edhe presioni retorik për të pastruar politikën, pasi në jemi trë ndërgjegjëm jetojmë ktu, politika në Shqipëri ka lidhje me krimin dhe këtë e ka vërtetuar pak më parë ligji i dekriminalizimit që ka qenë një nga  fitoret e politikës së asaj kohe, një ligj që u përqesh në fillim por pastaj u kuptua se ishte i suksesshëm nga vetë socialistët por në rastin e vettingut ndoshta ndryshon pak çështje sepse këtu ka në proces një reformë drejtësie priten të ngrihen disa struktura siç është SPAK dhe BKH dhe është e vështirë, pasi ende ka kakofoni për të kuptuar se si mund të funksionojë paralelisht sistem vettingu të propozuar nga opozita, e përsëris nga  pikëpamja retorike është një propozim i duhur sepse mendoj që politika duhet të jetë nën presionin popullor për një vetting.

 

Opozita në fakt ju përgjigj akuzës së shumicës së politika nuk mund të bëjë vettingun e vetvetes, njëra palë nuk mund të kontrollojë  palën tjetër, ishte zoti Basha kur deklaroi se vettingun sipas idesë së demokratëve nuk do ta bëjë politika por profesionistë të pavarur sa e mundur është një ide e tillë në Shqipëri?

Për momentin duket pak e mjergullt, nga ana re zotit Basha, ai është një jurist nga profesioni dhe është në fazën e një artikulimi politik, e them është një artikulim politik që mund të duartrokitet në segmenten e tij por deri më tani nuk ka demostruar forcë për të argumentuar fuqinë e propozimit që ka bërë, është bindës në kërkesën politikë, por nuk është bindës për ta mbështetur tek pikpamja juridike se si mund të realizohet por i rri mendim personal, dhe në qoftëse një zgjidhje të tillë gjendet nuk ka asnjë të keqe nëse do të ketë vetting në politikë.

 

Shumica e bëri të qartë se do ti drejtohet komisionit të Venecias për ta vënë në provë aktin ose nismën e opozitës. Por për opozitën kjo është thjesht një blerje kohe?

Jo nuk mendoj se është blerje kohë, sepse ka qenë kur miratohej reforma në drejtësi unë e kam pas qëndrimin tim publik se nëse do të miratohej reforma sipas komisionit të Fatmir Xhafaj ishte një traktat ideologjik dhe ka qenë  pikërisht komisioni i vendecias me ndërhyrjen e opozitës dhe të LSI, që i dhanë një trajtë të përmirsueshme konsensionale e cila u votua me 22 korrik bëhet gati dy vjet mos gaboj, kështu që nga ky aspekt nga komisioni i Venecias mund të vijnë vlerësime interesante që e bëjnë interesant dhe zhvillimin e vettingut politik.

 

Zoti Gjekmarkaj në këtë moment që flasim opsionet e opozitës në aksionin e saj politik janë dy, radikalizimi dalja në rrugë për rrëzimin e qeverisë pa asnjë kusht ose rruga parlamentare procesi  ku në fakt bën pjesë dhe nisma për vetting, cila ka gjasa të ndodhë si e shikoni situatën?

Mendoj se do të sinkronizohen të dyja opozita do të vijë duke u radikalizuar edhe për një arsye praktike që mendoj se nuk është marrë kurrë seriozisht në qeveri, një qeveri që ka pasur numra të fortë në mazhorancën që shkoi por që ka ende numra të fortë të fituar para një viti dhe në këtë kontekt nuk i ka lënë shumë hapësira opozitës  që ti dëgjohet mendimi, kuptohet se një qeveri bën pjesën e vet për të denigruar në sy të publikut opozitën dhe për të krijuar kundërshtarin e tij politik kjo është një lojë politike, por mendoj se opozita e ka të domosdoshme të radikalizohet edhe pak për problemet e brendshme por edhe pak për të fituar autoritet në sy të kundërshtarit që është qeveria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *