Presidenti Donald Trump i ka vendosur veton legjislacionit kryesor të mbrojtjes, derisa Senati të votojë pagesa më të larta ndihme për familjet, nga 600 në 2000 dollarë në muaj.

 

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan votoi me 275 vota pro dhe 134 kundër për të përmbushur kërkesën e kreut të shtëpisë së bardhë por tashmë duhet të votohet në senatin e kontrolluar nga republikanët.

 

Disa senatorë janë shprehur se kjo masë do të rriste me miliarda dollarë paketën e ndihmave. Por nëse vetoja rrëzohet, do të jetë e para në katër vjet të mandatit të Trump.

 

Presidenti u shpreh se e bllokoi projektligjin pasi donte të anulonte mbrojtjen nga paditë ligjore që gëzojnë kompanitë e medias sociale. Po ashtu ai kundërshton klauzolën për të ndryshuar emrat e bazave ushtarake që kujtojnë gjeneralë që luftuan në emër të Konfederatës gjatë Luftës Civile.

 

Projektligji, i cili përfshin një numër klauzolash për politikat e mbrojtjes dhe një rritje page për trupat amerikane, është miratuar pa probleme që nga viti 1961.

 

Ndërkohë presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, është ankuar për pengesa në komunikimin midis zyrtarëve të administratës së presidentit aktual, Donald Trump, dhe ekipit të tij të tranzicionit për çështjet kryesore të sigurisë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *